• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Revizorët konstatuan dobësi në mbikëqyrjen inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit

Revizorët konstatuan dobësi në mbikëqyrjen inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Dobësi në zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese në konviktet e studentëve dhe institucionet edukativo-arsimore, moskryerjen e inspektimeve nga viti 2019 dhe kuadro të pamjaftueshme në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, janë konstatuar nga revizioni i kryer në këtë institucion.

"Mungesa e inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, dobësitë kadrovike dhe mungesa e zbatimit të rekomandimeve nga revizionet e mëparshme krijojnë rrezik për mosfunksionim dhe mospërmbushje të detyrimeve ligjore", theksojnë revizorët. 

Nga atje theksojnë se dobësitë në zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese në konviktet e studentëve dhe institucionet edukativo-arsimore rezulton me kontroll të pamjaftueshëm mbi proceset e pranimit, akomodimit dhe regjistrimit të studentëve, si dhe ulje të efikasitetit në vlerësimin e cilësisë së institucioneve arsimore.

Sipas dispozitave ligjore, Inspektorati Shtetëror i Arsimit është i detyruar që të paktën një herë në vit të kryejë inspektime në konviktet e studentëve dhe t'i paraqesë raport MASH-it dhe Qeverisë brenda 60 ditëve pas përfundimit të akomodimit të studentëve, por nga revizioni është konstatuar se inspektimi i fundit është kryer në vitin 2019, pas së cilës nuk janë bërë kontrolle të reja dhe nuk janë bërë kurrfarë procesverbale. 

 Nga ana tjetër, ISHA disponon  me 138 vende pune të sistematizuara, ndërsa vetëm 100 janë plotësuar, çfarë do të thotë se një e treta e personelit të nevojshëm nuk është plotësuar. Mungesa më e theksuar është në Sektorin për mbikëqyrje inspektuese dhe vlerësim të cilësisë, ku ka mungesë të inspektorëve të arsimit, sidomos në komunën e Ohrit, Gostivarit, Kavadarit dhe Resnjës, për shkak të pensionimit të inspektorëve të arsimit.

 Revizioni ka konstatuar dhe  se disa nga inspektorët e sapopunësuar nuk kishin kryer trajnimin e nevojshëm, që paraqet rrezik për gabime dhe dobësi në punë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR