Resler: Mjetet nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor do të ndihmojnë për integrim më të mirë të vendeve të rajonit
- – Kur shikojmë gjendjen aktuale, veçanërisht tensionet gjeopolitike, çështja për bashkëpunimin më të afërt ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi më të madhe, deklaroi kryesuesi i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e Përzier Parlamentar BE – Maqedonia e Veriut, eurodeputeti kroat Karlo Resler.
- Post By Fitore Curri
- 14:38, 5 dhjetor, 2024
Bruksel, 5 dhjetor 2024 (MIA) – Kur shikojmë gjendjen aktuale, veçanërisht tensionet gjeopolitike, çështja për bashkëpunimin më të afërt ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi më të madhe, deklaroi kryesuesi i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e Përzier Parlamentar BE – Maqedonia e Veriut, eurodeputeti kroat Karlo Resler.
Në fjalimin në sesionin e dytë në forumin “Samiti BE – Ballkani Perëndimor”, i titulluar “Zhbllokimi i potencialit ekonomik: Rritja dhe integrimi përmes anëtarësimit në BE” që po mbahet sot në Bruksel, Resler theksoi se në vetë procesin e zgjerimit të BE-së bashkëpunimi ekonomik ndonjëherë ishte lënë pas dore, por vetë fakti që Unioni është partner kryesor tregtar i vendeve të Ballkanit Perëndimor e tregon rëndësinë e tij.
“Bashkëpunimi më i afërt ekonomik është i rëndësishëm dhe këtë po bëjmë përpjekje ta arrijmë përmes Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor”, shtoi Resller.
Ai potencoi se Agjenda e reformave në kuadër të Planit të rritjes të cilin e përgatitën vendet e rajonit janë bazë e mirë për këtë, por se tani mbetet ato të zbatohen në praktikë.
“Gjashtë miliardë grante dhe kredi mund të jenë të dobishme për këtë qëllim dhe të ndihmojnë realisht për një integrim më të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përgatitjen e tyre ekonomikisht, por edhe infrastrukturore, për standardet e Bashkimit Evropian", theksoi Resler.
Sipas udhëheqësit të Departamentit të Politikave dhe Strategjisë Rajonale për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), Tomas Hagleitner, një ndryshim në mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin të përbashkët tregun rajonal është një parakusht për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.
Haglajtner porositi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian është parakusht për integrim më të fuqishëm ekonomik në rajon.
Megjithatë, sipas tij, tregu i përbashkët rajonal nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim i vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së.
Në favor të përkushtimit të vendeve të rajonit drejt fuqizimit të lidhjeve ekonomike të ndërsjella është marrëveshja mes liderëve të tyre që të takohen në çdo gjashtë javë që të bisedojnë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e Planit të rritjes të Ballkanit Perëndimor.
Haglajtner theksoi se integrimi gradual është pjesë e qasjes së re të BE-së drejt procesit të zgjerimit, por se ai nuk është zëvendësim për anëtarësim të plotë në Union.
“Me këto vende bisedojmë dhe shqyrtojmë se cilët janë interesat e tyre për përfshirje në sferat dhe rrjetat politike të BE-së. Ajo është politika jonë e re, ajo është partneritet dhe ofertë për këto vende”, shtoi Haglajtner. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s