Reshjet të favorshme për bujqësinë, fillon mbjellja e kulturave të hershme hortikulturore
- Reshjet e shiut dhe borës në vendet më të larta që këto ditë e përfshin vendin janë me rëndësi të madhe për kulturat bujqësore. Siç njoftojnë agrometeorologët nga DPHM-ja, kërkesat për ujë janë të larta, lagështia nevojitet për përgatitjen e tokës pranverore për mbjelljen e kulturave të caktuara, si dhe vendosjen e suksesshme të kulturave gjatë periudhës së zhvillimit pranveror.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:59, 3 mars, 2025

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Reshjet e shiut dhe borës në vendet më të larta që këto ditë e përfshin vendin janë me rëndësi të madhe për kulturat bujqësore. Siç njoftojnë agrometeorologët nga DPHM-ja, kërkesat për ujë janë të larta, lagështia nevojitet për përgatitjen e tokës pranverore për mbjelljen e kulturave të caktuara, si dhe vendosjen e suksesshme të kulturave gjatë periudhës së zhvillimit pranveror.
Temperaturat e ulëta të mëngjesit kanë qenë brenda kufijve të qëndrueshmërisë për të korrat.
"Kjo është periudha kur fillon mbjellja e kulturave të hershme të kopshtit. Këtu përfshihen disa kultura bimore me gjethe, rrënjë dhe bulboze, ndërsa shumica e tyre janë rezistente ndaj temperaturave të ulëta. Patatet e hershme preferohet të mbillen kur temperatura e tokës në një thellësi prej 10 centimetra është rreth 7-8 gradë. Karotat janë mjaft rezistente ndaj temperaturave të ulëta. Farërat mbijnë në 3-4 gradë, bimët e reja i rezistojnë ngricave dhe temperaturave deri në -4 gradë. Shumica janë rritur në serra dhe tunele. Njëjtë është edhe spinaqi një bimë rezistente ndaj të ftohtit, bimët me rrënjë të mira mund të përballojnë -10 gradë", sqarojnë agrometeorologët.
Sipas tyre, nëse kushtet e tokës lejojnë, prodhuesit bujqësor duhet të vazhdojnë të kujdesen për të mbjellat, me përgatitjen e tokës për mbjelljen e hershme pranverore të disa kulturave kopshtare, duke aplikuar plehrat e nevojshme, si dhe duke aplikuar të gjitha aktivitetet e nevojshme bujqësore dhe masat agroteknike. qa/
Foto: arkivi i MIA-s