• e enjte, 04 dhjetor 2025

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në rajonin lindor shkaktuan vërshime të hapësirave dhe oborreve në komunën Çeshinovë - Obleshevë dhe fshatrat përreth

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në rajonin lindor shkaktuan vërshime të hapësirave dhe oborreve në komunën Çeshinovë - Obleshevë dhe fshatrat përreth

Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut të cilat këto ditë e kapluan rajonin lindor të vendit, sot në mëngjes shkaktuan vërshime të hapësirave dhe oborreve në shumicën e objekteve në lokacione të ndryshme në komunën Çeshinovë - Obleshevë dhe fshatrat përreth, kumtoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Muhamed Ali.

Sipas të dhënave të marra nga kryetari i Komunës, Dalibor Angellov, drejtori i QMK-së informoi se vetëqeverisja lokale është e angazhuar në mënyrë aktive në terren me të gjitha resurset e disponueshme.

"Në intervenime marrin pjesë edhe NJTZ Koçan, Ekonomia ujore "Bregallnica" dhe QRMK - Koçan. Është kërkuar edhe mbështetje shtesë materiale-teknike, posaçërisht për pompimin e ujit nga objektet e vërshuara", tha drejtori i QMK-së.

Ali shtoi se lumi Bregallnica dhe lumi i Koçanit kanë nivele dukshëm të rritura të ujit, përderisa në disa lokacione në komunat Shtip dhe Çeshinovp - Obleshevë është vërejtur derdhja e tyre nga shtretërit.

"Si pasojë e reshjeve, sot në mlngjes u paraqitën rrëshqitje të dheut në rrugën e shpejtë Radovish - Shtip dhe në drejtimin rrugor Zlletovë - diga Knezhevë. Për ngjarjet nga ana e QMK-së menjëherë ishte informuar NP Rrugët e Maqedonisë, ekipet e të cilës dolën në terren dhe intervenuan në mënyrë adekuate", theksoi Ali.

Ai shtoi se është vërejtur rrëshqitje e dheut në fshatin Likovë, tek vendi i quajtur Uji i thartë. Për këtë rast, tha, Komuna e Likovës tashmë ka informuar se disponon ne resurse të kufizuara për intervenime të llojit të këtillë, për ç'shkak, kërkoi të prëfshihen institucionet shtetërore në sanimin e rrëshqitjes së dheut. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR