• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reshjet e pamjaftueshme për kulturat, bujqit të vazhdojnë të kujdesen për të mbjellat

Reshjet e pamjaftueshme për kulturat, bujqit të vazhdojnë të kujdesen për të mbjellat

Shkup, 31 gusht 2024 (MIA) - Reshjet afatshkurtra të shiut që këto ditë kanë përfshirë pjesë të caktuara të vendit nuk kanë mjaftuar për kulturat bujqësore, thonë agrometeorologët dhe paralajmërojnë se zonat, veçanërisht me misër, të cilat nuk janë nën sistem vaditjeje, mund të jetë me rendiment shumë të ulët.

Sipas agrometeorologëve, kushtet e tilla të motit janë të favorshme për shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në vreshtarinë dhe frutikulturën.

"Javën e kaluar kemi pasur mot me diell dhe të ngrohtë, në disa vende paraqitje të reshjeve afatshkurtra. Mirëpo, këto reshje që kanë rënë ditëve të kaluara në disa vende nuk kanë mjaftuar për kulturat bujqësore. Kulturat pranverore kanë nevojë më të madhe për ujë, sidomos misri, i cili është një kulturë tipike dhe ka një periudhë të gjatë vegjetative, krijon një masë të madhe vegjetative, nga dalja deri në maturimin e qumështit, konsumi i ujit rritet ndjeshëm. Ato zona që nuk janë nën sistem vaditjeje mund të kenë rendiment shumë të ulët", theksojnë agrometeorologët nga DPHM-ja.

"Nëse nuk kanë ujë të mjaftueshëm, të korrat e vitit të ardhshëm mund të rriten shumë në mënyrë të pabarabartë, frutat mund të mbeten të vogla dhe mund të bien. Rekomandohet që prodhuesit bujqësorë të vazhdojnë me aktivitetet e tyre dhe të kujdesen për kulturat e tyre", theksojnë agrometeorologët. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR