Reshjet e mëdha shkaktuan probleme në BeH, në Kakanj është shpallur fatkeqësi elementare
- Për shkak të reshjeve të shumta ditëve të fundit në Bosnje e Hercegovinë, është rritur niveli i lumenjve dhe është shpallur fatkeqësi elementare, për shkak të rrezikut nga përmbytjet në rajone të caktuara.
- Post By Fami Bajrami
- 15:00, 27 mars, 2025
Banja Llukë, 27 mars 2025 (MIA) - Për shkak të reshjeve të shumta ditëve të fundit në Bosnje e Hercegovinë, është rritur niveli i lumenjve dhe është shpallur fatkeqësi elementare, për shkak të rrezikut nga përmbytjet në rajone të caktuara.
Lumi Bosna ka dalë nga shtrati në Zenicë, Maglaj, Visoko dhe Ilijash, ndërsa niveli më i lartë i ujit prej 412 centimetrave ka qenë në Kakanj, ku është shpallur fatkeqësi elementare.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Sarajevë, ku në disa lagje ka rrëshqitje të dheut.
Lumenjtë u derdhën edhe në Hercegovinë. Niveli i ujit të lumit Trebizhat është 309 centimetra, që është vetëm 21 centimetra nga vendosja e mbrojtjes së jashtëzakonshme nga përmbytjet.
Agjencia për zonë ujore të Detit Adriatik dje paralajmëroi për rrezik serioz nga përmbytja e lumit Neretva dhe burimeve të tij.
Është rritur dhe niveli i lumenjve në Republikën Sërpska, ndërsa Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e RS-së publikoi se uji ka arritur nivelet për mbrojtje nga përmbytjet.
Shtabi i situatave emergjente në Tesliq ka shpallur nivelin e parë të gatishmërisë për mbrojtje nga përmbytjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Ukrina, ndërsa probleme ka edhe në zonën e Sarajevës Lindore.
Janë rritur dhe nivelet e ujit në lumenjtë në rajonin e Zvornikut, si dhe në zonën e Bjelinës, por ato janë nën nivelin për vendosjen e mbrojtjes së rregullt nga përmbytjet. rq/bsh/
Foto: EPA