• e hënë, 07 tetor 2024

Reshje të dendura shiu në shumë vende nga fundi i ditës dhe sonte, ndërsa borë në male

Reshje të dendura shiu në shumë vende nga fundi i ditës dhe sonte, ndërsa borë në male

Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Deri në fund të ditës dhe gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të dendura shiu. Në zonat malore reshjet do të jenë nga bora dhe shtresa e borës do të rritet. Në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore reshjet do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të ulëta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare në pjesën juglindore dhe lindore.

Siç informojnë DPHM-ja, moti nesër në mëngjes do të jetë i vranët me reshje shiu, sidomos në pjesët lindore ku do të jenë më të dendura. Në male dhe në disa vise më të larta do të ketë reshje bore. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndalen por do të mbeten vranësirat, përveç në pjesët perëndimore ku do të ketë ulje të pjesshme të vranësirave. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi lindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira, ndërsa paradite me reshje shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i vranët dhe më i ftohtë me reshje lokale, në vendet malore dhe vendet më të larta borë, ndërsa në pjesët më të ulëta reshje shiu dhe bore. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR