• e diel, 22 dhjetor 2024

Republika Çeke ka rritur kuotat për punëtorët e huaj, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut

Republika Çeke ka rritur kuotat për punëtorët e huaj, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Kabineti çek miratoi propozim të ri për rritjen e kuotave për punëtorët nga vendet e tjera, mes të cilave edhe nga Maqedonia e Veriut, njëkohësisht duke reduktuar kufizimet për ukrainasit.

Qeveria çeke planifikon të rrisë numrin e vizave të punës për njerëzit që punojnë në bujqësi, industri ushqimore dhe pylltari nga 1.500 në 2.500. Ky ndryshim vlen për punëtorët nga Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut.

Qeveria çeke në fillim të këtij viti kumtoi se, përmes masave të reja të veçanta të vizave, synon të rrisë numrin e punëtorëve të huaj në vend për 20.000 në vit.

Duke pasur parasysh mungesën e vazhdueshme të fuqisë punëtorë në atë shtet, Ministria e Punës dëshiron të tërheqë më shumë punëtorë të huaj. Autoritetet miratuan një rritje të kuotës për aplikim për filipinasit që kërkojnë viza biznesi nga 5.000 në 10.300, sipas ministrit së Punës, Marijan Jureçka.

Ministri i Bujqësisë Marek Viborni shpjegoi se nuk ka punëtorë të mjaftueshëm në bujqësi, veçanërisht gjatë korrjes kur ka 8.000 deri në 10.000 vende të paplotësuara. Industria e ndërtimit në Republikën Çeke ka një mungesë prej rreth 60.000 punëtorësh, ndërsa firmat e transportit po paralajmërojnë për një deficit prej 25.000 deri në 28.000 shoferë profesionistë në vitin e ardhshëm. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR