• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reporterë pa kufij përsëri e padit Izraelin para ICC-së

Reporterë pa kufij përsëri e padit Izraelin para ICC-së

Montpelje, 27 maj 2024 (MIA) - Reporterë pa kufij (RSF) sot ka ngritur padi të re para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për "krimet e luftës të kryera nga ana e Izraelit kundër gazetarëve".

RSF kërkon ICC "të fillojë hetim për krimet e kryera për të paktën nën gazetarë palestinezë në periudhën prej 15 dhjetor 2023 dhe 20 maj 2024".

RSF thotë se mbi njëqind gazetarë nga Rripi i Gazës "janë vrarë nga armata izraelite".

Kjo është padia e tretë për vdekjen e gazetarëve në Rripin e Gazës para ICC në Hagë, pas atyre më 31 tetor dhe 22 dhjetor. Në padinë e sotme përmenden "tetë raste të gazetarëve palestinezë të plagosur dhe një raportues", të gjithë derisa i kryenin detyrat e tyre".

RSF thotë se ka "shkaqe të arsyeshme të besojë se disa nga gazetarët ishin viktima të vrasjeve të qëllimshme, ndërsa të tjerët të sulmeve të qëllimshme të armatës izraelite ndaj civilëve".

Padia e RSF konkretisht ka të bëjë me dy gazetarët e Al Xhezira, Hamza Dahduh dhe Mustafa Turaja, të cilët ishin vrarë në një sulm në automobilin e tyre në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Sipas armatës izraelite "të dy drejtonin fluturake pa pilot që përfaqësonin kërcënim të menjëhershëm për ushtarët izraelitë" dhe i përfshkroi si "agjentë terroristë". Pretendimi i armatës izraelite ishte mohuar nga familjet e tyre dhe Al Xhezira. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR