• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Reporterë pa kufij": Në vitin 2023, 45 gazetarë kanë humbur jetën duke e kryer punën e tyre

Paris, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Në vitin 2023, 45 gazetarë kanë humbur jetën duke e kryer detyrën e tyre, thuhet në raportin vjetor të "Reporterë pa kufij" (RSF), i publikuar sot. Edhe pse 17 gazetarë kanë humbur jetën në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, RSF ka regjistruar më së paku raste të vdekjes nga viti 2002.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave në atë organizatë joqeveritare, 61  gazetarë janë vrarë në kohë të punës.

"Kjo në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon tragjedinë në Gazë, por ne shohim rënie, numrat janë larg se më shumë se 140 gazetarë të vrarë në vitin 2012, pastaj në vitin 2013, kryesisht për shkak të luftërave në Siri dhe Irak", tha sekretari i përgjithshëm i RSF-së, Kristof Deloar.

Sipas raportit të fundit të RSF-së, i publikuar më 1 dhjetor, më pak raste të vdekjeve të gazetarëve ka pasur në Amerikën Jugore, ku janë vrarë gjashtë gazetarë në vitin 2023, në krahasim me 26 në vitin 2022.

Në Meksikë, zona më vdekjeprurëse për profesionin e gazetarëve pas Gazës, katër gazetarë janë vrarë në vitin 2023, krahasuar me 11 vitin e kaluar. Nga gjithsej 84 gazetarë të zhdukur, pothuaj çdo i treti është meksikan, thonë nga organizata joqeveritare. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR