Reparti "i pestë" i rinovuar në INP "Idrizovë" do të sigurojë kapacitet prej 100 vendeve të reja për të burgosurit
- Në Institucionin ndëshkues-përmirësues "Idrizovë" sot u lëshua në përdorim krahu "i pestë" i rinovuar. krahu do të sigurojë kapacitet shtesë për 100 të burgosur, i cili do t'i shkarkojë repartet e tjera. Rinovimi është financuar nga donacionet, ndërsa pritet edhe ndërtimi i burgut tërësisht të ri.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:36, 15 gusht, 2024
Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Në Institucionin ndëshkues-përmirësues "Idrizovë" sot u lëshua në përdorim krahu "i pestë" i rinovuar. krahu do të sigurojë kapacitet shtesë për 100 të burgosur, i cili do t'i shkarkojë repartet e tjera. Rinovimi është financuar nga donacionet, ndërsa pritet edhe ndërtimi i burgut tërësisht të ri.
Siç informoi u.d. drejtor i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov, në kon ferencën e sotme për shtyp, rinovimi i repartit që është i llojit të mbyllur, do të mundësojë kapacitet shtesë për 100 të burgosur.
"Në marrëveshje me drejtorin Zoran Jovanovski për më pak se një muaj pati qasje dhe është rinovuar tërësisht. Janë vendosur shtretër të vjetër të rinj, megjithatë, ka dyshekë të rinj. Ajo që është më me rëndësi, tani kemi kapacitet shtesë për 100 të burgosur, ndërsa me atë do ta arrij,ë poentën kryesore të pjesës kritike nga ambulanca e ashtuquajtur, e cila është përplot, do të zhvendosen në krahun e pestë, dhe plotësisht, reparti pranues, ku është tejet ngushtë, do të zhvendosen, gjithashtu,në krahun e pestë", Pandov.
Ndërtesa në të cilën është vendosur reparti i pestë, shtoi ai, rrjedh prej vitit 1946, por në vitin 2019 me urdhër të Komitetit kundër torturës (CPT) ishte mbyllur për shkak të kushteve johumane.
Pjesa e rinovuar, siç tha Pandov, është e llojit të repartit të mbyllur për llojin më të rëndë të personave të dënuar.
"Pjesa e rinovuar është e llojit të repartit të mbyllur, njerëz me trajtim të mbyllur. Burgu 'Idrizovë' ka kushte për persona të dënuar nga trajtimi i mbyllur, përkatësisht për persona të dënuar mbi 3, 5, 10, 15 vite deri në burgim të përjetshëm. Në vetë ndërtesën kemi 50 persona të dënuar të cilët janë me dënim të përjetshëm, ata janë kryesisht për vrasje, për vepra të rënda, vrasje të shumëfishta", sqaroi Pandov.
Pandov informoi se në, siç tha, "periudhë shumë të shkurtë", planifikojnë si Drejtori për ekzekutim të sanksioneve në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë të kalojnë në ndërtimin e fazës së dytë.
"Kjo do të thotë burg super i ri, ndërtim i repartit të paraburgimit. Ne kemi sallë super të re gjykatëse, ndoshta më modernen në Maqedoni. Ajo është donacion, grant nga viti 2015-2016, prej tre milionë eurove nga Këshilli i Evropës, e cila për momentin nuk është në funksion sepse nuk kemi repart të paraburgimit. Kur do ta prëfundojmë tërë atë që e planifikojmë, ndërkaq unë planifikoj në këtë mandat prej katër viteve ta përfundoj. do të kemi repart të paraburgimit këtu", tha Pandov.
Sipas tij, kjo do të thotë lehtësim i madh financiar lidhur me shpenzimet që i bëjnë për transportin e të burgosurve nga burgu "Shkup" deri në Gjykatën themelore penale Shkup.
"Çdo transport nga 'Shutka' deri në Gjykatën themelore penale, neve si qytetarë na kushton 42.000 denarë në dy drejtimet. Nëse janë katër persona, ato janë 168 mijë denarë. Kur do ta bëjmë këtu ndërtesën e paraburgimit, ajo do të jetë në afërsi të sallës gjykuese, njerëzit këtu do të paraburgosen dhe kryerjen do ta bëjë policia e burgut, përkatësisht në kohë të ardhshme njësia intervenuese që e kemi këtu në burgun 'Idrizovë'", tha ai.
Drejtori paralajmëroi vizitë nga Komiteti kundër torturës në fillim të tetorit, si dhe trajnime për nejrëz të cilët tahsmë janë të punësuar apo për të punësuar të rinj në qendrën trajnuese në kuadër të burgut.
Lidhur me hapat e ardhshëm që do t'i ndërmarrin për t'i përmirësuar kushtet në burg, drejtori i INP "Idrizovë", Zoran Jovanovski informoi se në mandatin e tij ishte vetëm ky rinovim dhe bëri thirrje të shfrytëzohen instrumentet e provës.
Rinovimi, siç informoi drejtori i burgut, Jovanovski, ishte financuar nga donacionet. ab/
Foto: МIА