• e hënë, 20 janar 2025

Renie: Mask mund të shprehë qëndrimet e veta, por duhet të mbajmë llogari për rreziqet pas zgjedhjeve

Renie: Mask mund të shprehë qëndrimet e veta, por duhet të mbajmë llogari për rreziqet pas zgjedhjeve

Bruksel, 6 janar 2025 (MIA) - Liria e të shprehurit është në thelbin e Ligjit për shërbime digjitale (DSA) dhe pronarit të platformës X, Ilon Mask i lejohet të shprehë qëndrimet e veta personale mendimet e tij politike lidhur me BE-në edhe onlajn edhe oflajn, deklaroi sot zëdhënëi i Komisionit evropian për ovranitet teknologjik, mbrojtje, Gjithësi dhe hulumtime, Toma Renie në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar "përzierjen e Maskut në zgjedhjet në Gjermani".

Mask paralajmëroi se të enjten do të ketë bisedë të drejtpërdrejtë në mediumin social X me lideren e së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AFD), ALis Vajdel dhe me kandidatin e partisë për kancelar gjerman në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 23 shkurtit, Daniel Tap. Veprimi i këtillë i Maskut u vlerësua si mbështetje e tij për AFD-në dhe "përzierje në zgjedhjet gjermane".

Sipas Renie, DSA nuk ndalon organizim të ngjarjeve të këtilla të drejtpërdrejta, por se ndaj tërë kësaj duhet të shikohet në kontekstin e përgjithshëm aktual dhe të mbahet llogari për rreziqet sistematike të cilat "mund të dalin nga disa praktika të caktuara të platformës, përfshirë edhe transmetimin e tillë drejtpëdrejtë".

Ai shtoi se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë thelbi i të gjitha demokracive, kështu, në pajtim me Ligjin për shërbime digjitale të BE-së, të gjitha platformat e mëdha onlajn janë të detyruara t'i analizojnë dhe zbusin rreziqet potenciale që vijnë nga përmbajtjet që publikohne në to, që i përfshin edhe kumtimet e Maskut në rrjetin social në pronësi të tij.

Ai informoi se Komisioni në koordinim me organet kompetente gjermane, organizatat qytetare dhe me platformat e shumta onlajn, përfshirë edhe X, më 24 janar do të organizojë tryezë të rrumbullakët në të cilën do të bisedohet për rreziqet pas zgjedhjet e ardhshme federale parlamentare në Gjermani. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR