Renie: BE po punon për krijimin e një "muri prej dronësh"
- Ngjarjet e fundit me depërtimin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Rumanisë dhe Polonisë edhe një herë kanë theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të marrë masa për të mbrojtur veten, të cilat përfshijnë krijimin e një "muri prej dronësh", deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Mbrojtje, Toma Renie.
Bruksel, 19 shtator 2025 (MIA) - Ngjarjet e fundit me depërtimin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Rumanisë dhe Polonisë edhe një herë kanë theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të marrë masa për të mbrojtur veten, të cilat përfshijnë krijimin e një "muri prej dronësh", deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Mbrojtje, Toma Renie.
"Ai do të shërbejë për të mbrojtur nga sulmet e mundshme me dronë të vendeve tona në "vijën e parë" dhe Ukrainën. Puna për krijimin e "murit prej dronësh" është duke u zhvilluar", tha Renie.
Ai shtoi se për këtë çështje komisari evropian i Mbrojtjes dhe Hapësirën, Andrius Kubilius tashmë ka biseduar me vendet e "vijës së parë", gjegjësisht anëtaret e BE-së që ndodhen përgjatë kufirit lindor të bllokut me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.
"Tani ai do të vazhdojë punën e tij me ta për të siguruar që të mund ta zbatojmë këtë plan, nëse ka vërtet interes për të nga shtetet anëtare", theksoi Renie.
Ai shtoi se për realizimin e disa komponentëve thelbësorë nga ky projekt do të mund të përdoren edhe mjetet nga instrumenti Aksioni i Sigurisë për Evropën (SAFE), nëse ndonjë nga vendet anëtare paraqet një kërkesë të tillë brenda kornizës së planeve që duhet t'i paraqiten Komisionit Evropian më së voni deri më 30 nëntor.
Foto: Arkivi i MIA-s