• e hënë, 08 korrik 2024

Relativisht ngrohtë për festat e Vitit të Ri, në lugina mjegull

Relativisht ngrohtë për festat e Vitit të Ri, në lugina mjegull

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Deri të hënën vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe realitivisht të ngrohtë. Nga nesër do të ketë rritje të vranësirave të ndryshueshme. Përgjatë luginave edhe më tej do të ketë paratije të mjegullës me intensitet të ndryshueshëm dhe atje temperatura do të jetë më e ulët gjatë ditës.

Siç informoi DPHM-ja, nga e hëna gjatë ditës do të fryjë herë pas here erë e dobët deri mesatar kryesisht jugperëndimore.

Moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët dhe i qetë. Paradite dhe pasdite nëpër lugina me paraqitje të mjegullës, e cila në mes të ditës do të dobësohet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 7 deri në 16 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, nga mëngjesi me mjegull dhe qetë.

Më 1 janar 2024 moti do të jetë me diell me pak vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Në lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, e cila gjatë ditës do të dobësohet. Vranësirat do të rriten gjatë orëve të natës.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -4 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 9 deri në 16 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR