Rekord i ri i Mesit
- Lojtari i parë i ekipit Majami Inter, Lionel Mesi vazhdon të shënojë rekorde në MLS ligën amerikane. Ai në ndeshjen e djeshme të ekipit të tij kundër Neshvillit shënoi dy gola të fitores së ekipit të tij.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:40, 13 korrik, 2025
Majami, 13 korrik 2025 (MIA) - Lojtari i parë i ekipit Majami Inter, Lionel Mesi vazhdon të shënojë rekorde në MLS ligën amerikane. Ai në ndeshjen e djeshme të ekipit të tij kundër Neshvillit shënoi dy gola të fitores së ekipit të tij.
Por, përmirësoi edhe një rekord në ligë pasi që në ndeshjen e pestë të njëpasnjëshme për dy herë radhazi e tundi rrjetin e ekipit kundërshtar. Dy golat e Mesit ishin për epërsi të ekipit të tij prej 1:0 dhe për fitore prej 2:1, me atë që goli i parë u shënua nga goditja e lirë (i 69-ti në karrierën e tij).
Këtë sezon mesi ka shënujar 22 gola me shtatë asistime në 27 ndeshje për Inter Majamin. ab/
Fotо: ЕPА