Regjistrohen 2.726 raste të reja të personave të sëmurë me grip, ulje për 5,3 për qind krahasuar me javën e kaluar
- Janë regjistruar 2.726 raste të reja të personave të sëmurë me grip, që është për 5,3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numër më të madh të personave të sëmurë ka në Shkup, gjegjësisht 616 persona.

Shkup, 20 shkuert 2025 (MIA) - Janë regjistruar 2.726 raste të reja të personave të sëmurë me grip, që është për 5,3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numër më të madh të personave të sëmurë ka në Shkup, gjegjësisht 616 persona.
Drejtorsha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonova sot në një deklaratë për media rekomandoi që qytetarët të evitojnë tubime, t'i ajrosin hapësirat dhe t'i përcjellin rekomandimet tjera.
Ajo theksoi se këtë javë nuk është regjistruar asnjë rast me vdekje.
Në sezonin 2024/25 deri më tani janë regjistruar gjithsej 14.340 raste të personave të sëmurë me grip. mb/
Foto: MIA