• e hënë, 23 dhjetor 2024

Regjistrimi në shkollat ​​e mesme për vitin shkollor 2024/2025

Regjistrimi në shkollat ​​e mesme për vitin shkollor  2024/2025

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Nga sot deri të martën  (25 qershor deri në orën 15) do të realizohet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimiin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025.  Regjistrimi i dytë do të jetë më 1 korrik dhe 2 korrik  deri në orën 15. 

Me qëllim që të optimizohet  procesi i përgjithshëm i regjistrimit në shkollat ​​e mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimit digjital mundësoi  aplikim elektronik. Regjistrimi i nxënësve do të realizohet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të MASH-it https://e-uslugi.mon.gov.mk  me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk. 

Nga MASH-i sqaruan se regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe paralajmërimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk. 

"Udhëzimi i hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendoset me  link në faqen e hyrjes / paraqitjes" theksoi MASH-i. 

 Në fund të marsit MASH-i e publikoi  Konkursin për regjistrimin e nxënësve  në shkollat e mesme publike për vitin shkollor  2024/2025.   Në të janë cekur dokumentet e nevojshme, mënyra e aplikimit dhe afatet e konkurseve. 

Rang-listën përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira pas regjistrimit të parë, çdo shkollë duhet ta publikojë më 26 qershor më së voni deri në orën 9, në vend publik në shkollë dhe/ose në faqen e intrnetit të shkollës.  

Në shkollat ku do të ketë testim kualifikues do të organizohet më 28 qershor, ndërsa rang-listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 28 qershor në vend publik në shkollë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR