• e hënë, 23 dhjetor 2024

Regjistrimi në Mal të Zi është shtyrë sërish, data e re është 3 dhjetori

Regjistrimi në Mal të Zi është shtyrë sërish, data e re është 3 dhjetori

Podgoricë, 30 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri malazez Milojko Spajiq mbrëmë vonë deklaroi se qeveria e tij ka marrë vendim për shtyrjen për më 3 dhjetor të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, i cili është dashur të fillojë sot.

Më herët, partia më e madhe opozitare në Mal të Zi, Partia Demokratike e Socialistëve, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë derisa të plotësohen të gjitha kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar javën e kaluar me kryeministrin Spajiq.

Pas vendimit të tyre, Spajiq u ka ofruar shtyrjen e regjistrimit për katër ditë për të plotësuar të gjitha kushtet që i kanë pranuar në PDS mbrëmë dhe ka deklaruar se janë të gatshëm “të japin kontributin e tyre të plotë që regjistrimi të mbahet në një datë të re - 3 dhjetor".

"Vendimi i sotëm i opozitës, si dhe ky vendim i votuar në seancën e sotme elektronike të qeverisë për shtyrjen e regjistrimi, është dëshmi se jemi duke u maturuar si shoqëri. Për mua kjo është shumë e rëndësishme për pajtimin e Malit të Zi dhe vetë procesin e anëtarësimit për BE-në, theksoi Spajiq në konferencën për shtyp. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR