• e premte, 22 nëntor 2024

Regjimi i transportit publik dhe orari i pikave të shitjes së NQP-së dhe Teleferikut gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së

Regjimi i transportit publik dhe  orari i pikave të shitjes së NQP-së dhe Teleferikut gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Transporti publik nesër, e mërkurë (29.11.2023) dhe të enjten (30.11.2023), për shkak të mbajtjes së Këshillit Ministrorë të OSBE-së, do të funksionojë me regjim të ndryshuar nga ai i zakonshmi, ndërsa pikat e shitjes e NQP-së ndryshim të orarit të punës nga ato të rregullta.

Nga NQP-ja njoftojnë se të premten (1.12.2023) transporti publik do të vazhdojë të funksionojë si zakonisht, ndërsa e njëjta vlen edhe për biletaritë dhe qendrat e personalizimit të NQP Shkup.

Teleferiku çdo ditë do të funksionojë si zakonisht, nga ora 10 deri në orën 17.

Nesër, e mërkurë autobusët do të qarkullojnë si zakonisht në përputhje me orarin e vlefshëm (javor dimëror), dhe të enjten (30 nëntor 2023) do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës.

Duke filluar nga nesër, e mërkurë (29.11.2023) nga ora 13, deri në përfundimin e Këshillit Ministror të OSBE-së të enjtën (30.11.2023), linjat 7, 8, 15, 15A, 18, 19, 21A, 26, 29, 59, dhe 118 do të qarkullojnë në trasetë  e ndryshuara. 

Trasetë e lëvizjes

Linja 8 dhe 15A

nga ura "Goce Dellçev" në vend përmes bulevardit "Ilinden", do të vazhdojnë përmes bulevardit "Partizanski Odredi"

Regjimi  i theksuar do të jetë i vlefshëm në të dy drejtimet e lëvizjes.

Linjat 7, 15, 19, 26, 29 dhe 59

në vend të terminaleve të fundit në Karposh 3 dhe Karposh 4, do të vazhdojnë përgjatë bulevardit "Partizanski Odredi", pastaj drejt rrugës "Nikolla Parapunov" (televizioni i vjetër), ku nuk do të presin kohë, por do të vazhdojnë menjëherë përgjatë bulevardit "Ilinden", pastaj pikërisht përgjatë rrugës "Ljublanska", më pas me kthesë majtas do të vazhdojnë përgjatë bulevardit “Partizanski Odredi”.

Linjat 18, 21A dhe 118

-nga bulevardi "Kërste Misirkov" do të vazhdojë drejtë Bit Pazarit, pastaj drejt bulevardit "Nikolla Karev" (Rruga e Plastikave) dhe nga "Momin Potok" do të vazhdojnë nëpër rrugët e tyre të rregullta deri në ndalesat e fundit.

Regjimi i theksuar do të vlejë edhe në dy drejtimet e lëvizjes.

Nesër, e mërkurë (29.11.2023) të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit të NQP Shkup do të punojnë nga ora 6:30 deri në 13, ndërsa e enjtja (30 nëntor 2023) do të jetë ditë jopune për të gjithë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR