• e mërkurë, 03 korrik 2024

Regjim i posaçëm trafiku për shkak të zhvillimit të një gare atletike

Regjim i posaçëm trafiku për shkak të zhvillimit të një gare atletike

Shkup, 31 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se sot duke filluar nga ora 09:00 për shkak të mbajtjes së garës së atletikës në gjatësi prej 10 km, me trase të lëvizjes nga parkingu i poshtëm Vodno e Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në parkingun e manastirit "Shën Panteleimoni" dhe anasjelltas, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, thuhet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR