Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të protestës së paralajmëruar të LSM-së
- Për shkak të protestës së paralajmëruar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sot pasdite në Shkup do të ketë regjim të posaçëm trafiku, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fami Bajrami
- 11:38, 28 janar, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Për shkak të protestës së paralajmëruar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sot pasdite në Shkup do të ketë regjim të posaçëm trafiku, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
"Sot (28.01.2026) duke filluar nga ora 17:00 në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), do të mbahet protestë që fillon përpara ndërtesës së LSM-së në rr. "Mirçe Acev", majtas përgjatë rrugës "Filipi II i Maqedonisë", djathtas përgjatë rrugës "11 Tetori", drejt përgjatë rr. "Dimitrie Çupovski", djathtas përgjatë rr. "Vasil Gllavinov", përgjatë bul. "VMRO", majtas përgjatë bul. "Ilinden" deri para Qeverisë. Për këto arsye, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit", theksohet në komunikatë.
MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.
Foto: MPB