Regjim i posaçëm i trafikut të shtunën dhe të dielen
- Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se nesër dhe ditën e diel për shkak të kryerjeve të punëve ndërtimore, për trafik do të jetë e mbyllur rr. “Mitropolit Teodosij Golloganov”.
- Post By Melahat Baftija
- 15:49, 17 mars, 2023

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se nesër dhe ditën e diel për shkak të kryerjeve të punëve ndërtimore, për trafik do të jetë e mbyllur rr. “Mitropolit Teodosij Golloganov”.
Siç informojnë nga MPB-ja, ditën e shtunë me fillim në ora 08:00 deri në përfundimin e punëve ndërtimore dhe të dielen në intervalin kohor nga ora 07:00 deri më ora 19:00.
Për këto arsye Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut. Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë. mb/
Foto: Arkivi i MIA-s