• e premte, 28 qershor 2024

Regjim i posaçëm i trafikut në Vodno

Regjim i posaçëm i trafikut në Vodno

Shkup, 26 mars 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se sot, me fillim në ora 10:00, për shkak të garës së paralajmëruar në atletikë, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në malin Vodno.

Siç informoi MPB, rruga e vrapimit të garës është nga parkingu i poshtëm në Vodno të Mesme nëpër rrugën rajonale (P2138) deri te Manastiri Shën Pantelejmoni dhe anasjelltas.

Për këtë arsye Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut.

MPB-ja apelon deri te qytetarët që t'i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR