Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
- Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i qarkullimit rrugor në zonën e qyteti i Shkupit.
- Post By Melahat Baftija
- 10:48, 24 maj, 2023

Shkup, 24 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i qarkullimit rrugor në zonën e qyteti i Shkupit.
Protesta do të zhvillohet përgjatë trasesë së lëvizjes nga Zhena-parku në rrugën “11 Tetori”, përmes rrugës “Dimitrie Çupovski”, “Rr. Kliment Ohridski” dhe “Shën Qirili dhe Metodi”, deri te godina e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Nga MPB-ja theksojnë se Njësiti i Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masat për një regjim të posaçëm qarkullimi përgjatë rrugëve të sipërpërmendura. MPB-ja apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta. mb/
Foto: MIA