Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
- Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot për shkak të mbajtjes të marshit të paqes në organizim të Këshillit nacional boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut.
Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot për shkak të mbajtjes të marshit të paqes në organizim të Këshillit nacional boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut.
Nga MPB-ja njoftojnë se nga ora 18:30 minuta dhe deri në përfundim të marshit trafiku do të ridrejtohet në një pjesë të rr."Hristijan Todorovski-Karposh" nga udhëkryqi me rr. "Brigada e Dytë Maqedonase", një pjesë të rr. "Xhon Kenedi" me rr. "Kemal Sejfulla", nëpër rr. "Cvetan Dimov" deri në rr. "Xhon Kenedi" dhe nga rr. "Cvetan Dimov" deri në bulevardin "Kërste Petkov Misirkov".
MPB-ja u bën thirrje qytetarëve që t'i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet marshi. mb/
Foto: MIA