• e diel, 01 shkurt 2026

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Në pjesën qendrore të Shkupit sot do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut për shkak të marshit protestues "Stop për fabrikën e çimentos" të caktuar për në orën 12.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, marshi fillon para Qeverisë në bulevardin "Iliden", në të djathtë nëpër bulevardin "VMRO", në vazhdim në rrugën "Vasil Glavinov", në të majtë në rrugën "Dimitrie Çupovski", në vazhdim nëpër rrugën "11 Tetori" deri para Kuvendit dhe në të majtë nëpër rrugën "Filipi i Dytë Maqedonas" deri para Ministrisë së Mjedisit Jetësor në Shkup.

Prandaj Njësia për Siguri të Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në pjesën qendrore të qytetit Shkup.

"Apelojmë te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik t'i respektojnë urdhërat që do t'i japin nëpunësit policor", citohet në kumtesë. sa/

Foto: Fejsbuku i MPB-së 

QËNDRONI TË LIDHUR