• e hënë, 19 maj 2025

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të festës fetare - Pashkët

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të festës fetare - Pashkët

Shkup, 19 prill 2025 (MIA) - Me rastin e festës fetare - Pashkët, nga pasditja do të vendoset regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të rajonit qendror të qytetot dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Siç kumtoi MPB, nesër nga ora 18:00 deri në përfundim të manifestimit me rastin e festës fetare dhe shtetërore "Ngjallja e Krishtit – Pashkët", në qendër të qytetit të Shkupit nëse sipas nevojës do të jenë të mbyllura për qarkullim:

- Blvd. "Aradhat partizane"  nga kryqëzimi me rr. "Franklin Ruzvelt" deri te kryqëzimi me Blvd. "VMRO",

- Blvd. "Shën Kliment Ohridski" nga kryqëzimi me Blvd. "Ilinden" deri te kryqëzimi me rrugën "Dimitrie Çupovski",

- Rruga "Metropolit Teodosij Golloganov" nga kryqëzimi me rrugën "9-ti Maj" deri te rrethrrotullimi me rrugën "Shën Kirili dhe Metodi".

Autobusët që kalojnë mbi urën "Goce Dellçev" do të ndërrohen sipas nevojës, duke lëvizur përgjatë Blvd. "Ilinden". dhe përmes Blvd "Franklin Ruzvelt" deri në bulevardin "Aradhat partizane", ndërsa autobusët që kalojnë në qendër të qytetit do të lëvizin përgjatë rr."M.T.Golloganov"  dhe përmes Blvd "Franklin Ruzvelt"do të kyçen në Blvd. "Aradhat partizane". Dhe në drejtim të kundërt, autobusët do të përdorin të njëjtat korsi trafiku.

Në komunën e Gjorçe Petrovit, nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim rruga "Makedonska Vojska" para kishës "Shën Petar dhe Pavle", nga kryqëzimi me bulevardin "Aradhat partizane" deri në rrugën "Gjorçe Petrov".

Në komunën e Aerodromit, rruga lokale për në f.Lisiçe do të mbyllet për qarkullim nëse është e nevojshme.

Rrugët e tjera të trafikut që gravitojnë rreth vendeve fetare gjithashtu do të mbyllen për trafikun nëse është e nevojshme.

Ministria e Punëve të Brendshme u bçn thirrje qytetarëve të respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë.

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR