• e hënë, 01 korrik 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Sektori për punë të brendshme Shkup-Njësia për siguri të komunikacionit rrugor nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët përeth arenës nacionale "Todor Proeski" në Shkup, ku me fillim në orën 20:45 do të luhet ndeshja ndërkombëtare në futboll mes reprezentacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve t'i respektojnë urdhrat që do t'i japin nëpunësit policorë në rrigët e përfshira me regjimin e posaçëm të komunikacionit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR