• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit dhe masa të sigurisë gjatë forumit të Prespës për dialog në Strugë

Regjim i posaçëm i komunikacionit dhe masa të sigurisë gjatë forumit të Prespës për dialog në Strugë

Strugë, 14 qershor 2023 (MIA) - SPB Ohër dhe DPB Strugë po ndërmarrin masat e duhura të sigurisë dhe një regjim të posaçëm të komunikacionit në pritje të mbajtjes së Forumit të Prespës për Dialog 2023 (FPD-2023) që do të mbahet nesër dhe të premten në Strugë.

Aktivitetet, siç informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, kanë për qëllim sigurinë fizike dhe të komunikacionit të objekteve, lokacioneve dhe rrugëve të caktuara, ku pritet të qëndrojnë dhe lëvizin delegacionet e paralajmëruara.

"Për shkak të ngjarjes jashtëzakonisht të rëndësishme që do të ndodhë në Strugë, apelojmë nga qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugë dhe lokacione tjera", tha Dimoski për MIA.

Според него, денеска од 16 часот на сила ќе биде забраната за паркирање и сообраќај на моторни и други возила на улицата „Партизанска“ од кружната крстосница со „Маркс и Енгелс“ до „Владо Малески“ и улицата „15 корпус“.

Sipas tij, sot nga ora 16:00 do të jetë në fuqi ndalimi i parkimit dhe qarkullimit të automjeteve dhe mjeteve të tjera në rrugën “Partizanska” nga rrethrrotullimi me “Marks dhe Engels” deri në rrugën “Vlado Maleski” dhe “15 Korpusi”.

!Pjesa tjetër e rrugëve lokale dhe rajonale nesër do të jenë nën regjim të posaçëm të komunikacionit dhe siguri në komunikacion, me theks të veçantë në rrugën “Partizanska”, si dhe në një pjesë të rrugës kryesore Strugë-Qafthanë, ku do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të komunikacionit të rregulltë për shkak të prioritetit të lëvizjes së automjeteve të shoqëruara!, shtoi Dimoski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR