• e hënë, 08 korrik 2024

Regjim i përkohshëm i komunikacionit nesër në rrugën “Orce Nikollov” në Debar Maalo

Regjim i përkohshëm i komunikacionit nesër në rrugën “Orce Nikollov” në Debar Maalo

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Gjatë ditës së nesërme do të bëhet rregullimi i rrethrrotullimit në Debar Maalo në rrugën "Orce Nikollov", prandaj do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit nga ora 08:00 deri në 15:00.

Siç informon Komuna Qendër, qarkullimi do të vazhdojë nga rruga "Kole Nedellkovski" deri në rrugën "Leninova" në një drejtim.

Komuna Qendër apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që gjatë ditës së nesërme të kenë kujdes dhe t'i përshtaten trafikut të përkohshëm. sa/

Foto: Komuna Qendër

QËNDRONI TË LIDHUR