Regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin Bllacë – Shkup për shkak të aktiviteteve ndërtimore
- Nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në tunelin Bllacë - Shkup. Automjetet do të kalojnë në mënyrë alternative.

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në tunelin Bllacë - Shkup. Automjetet do të kalojnë në mënyrë alternative.
"Nga sot do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, drejtimi Bllacë - Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore - rehabilitim të tunelit, njoftojnë nga LAMM.
Do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.
Foto: Arkivi i MIA-s