Refuzohet propozimi për bashkimin e procedurave në rastin "Aditiv", gjykimi vazhdon më 15 shtator
- – Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale sot e refuzoi propozimin e prokurorisë për bashkimin e procedurave në rastin “Aditiv”, i cili ka të bëjë për keqpërdorime në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderë fiktivë të vlefshëm miliona euro. Sipas gjykatës, bashkimi do të shkaktonte zvarritje të panevojshme dhe do të vendoste të akuzuarit në pozitë më të vështirë.
- Post By Fitore Curri
- 15:53, 2 shtator, 2025
Shkup, 2 shtator 2025 (MIA) – Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale sot e refuzoi propozimin e prokurorisë për bashkimin e procedurave në rastin “Aditiv”, i cili ka të bëjë për keqpërdorime në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderë fiktivë të vlefshëm miliona euro. Sipas gjykatës, bashkimi do të shkaktonte zvarritje të panevojshme dhe do të vendoste të akuzuarit në pozitë më të vështirë.
Sipas vendimit, rasti “Aditiv” tani do të zhvillohet përmes dy procedurave të ndara.
Lënda e parë përfshin mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, në mesin e të cilëve edhe ish drejtorë dhe funksionarë, të akuzuar për bashkim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare, pastrim parash dhe zbulim të sekretit zyrtar.
Lënda e dytë në të cilën është edhe ish kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, është formuar si vazhdimësi e hetimit, me aktakuzë kundër një personi (B.N) dhe propozim akuzë kundër Dimitrievskës dhe edhe dy të tjerëve (B.P.M dhe M.S.) për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”.

Duke vendosur pas propozimit të sotëm të prokurorisë për bashkimin e procedurave, Gjykata vlerësoi se lëndët janë formuar ndryshe, me numër të ndryshëm të të akuzuarve dhe shkallë të përgatitjes, që nuk lejon bashkim të tyre pa u dëmtuar ekonomizimi dhe të drejtat e të akuzuarve.
“Nuk ekzistojnë kushte për bashkim të procedurës, pikërisht për shkak të asaj të akuzuarit për të cilët është parashtruar propozim akuzë që të mos ekspozohen në gjykim afatgjat”, tha gjykatësja Lidija Petrovska.
Prokuroria, e mbrojti propozimin për bashkimin me argument se ekziston lidhje e ndërsjellë mes veprave penale dhe dëshmive të përbashkëta, por, gjykata mbeti në qëndrimin se procedurat e ndara janë më të shpejta.
Gjykimi për rastin “Aditiv” në të cilin janë përfshirë mbi 20 persona fizikë dhe juridikë për keqpërdorime në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderë fiktivë të vlefshëm miliona euro, vazhdon më 15 shtator. Përderisa, për lëndën e dytë do të konfirmohet. fc/
Foto: MIA