Refuzohet ankesa e kundërshtarit më të madh aktual të Putinit: Kara-Murza mbetet në burg për 25 vjet
- Gjykata Supreme ruse ka refuzuar ankesën kundër e aktvendimit me 25 vjet burg për tradhti të iniciuar nga kritikuesi i Kremlinit, Vlladimir Kara-Murza, publikuan sot agjencitë e huaja.
- Post By Fami Bajrami
- 16:58, 14 maj, 2024
![Refuzohet ankesa e kundërshtarit më të madh aktual të Putinit: Kara-Murza mbetet në burg për 25 vjet](https://mia.mk/images/20240514162243_big_730x400_78.webp )
Moskë, 14 maj 2024 (MIA) – Gjykata Supreme ruse ka refuzuar ankesën kundër e aktvendimit me 25 vjet burg për tradhti të iniciuar nga kritikuesi i Kremlinit, Vlladimir Kara-Murza, publikuan sot agjencitë e huaja.
Kara-Murza ka nënshtetësi të dyfishtë, ruse dhe britanike, dhe vazhdimisht ka kritikuar luftën në Ukrainë, presidentin rus Vlladimir Putin dhe ka lobuar për sanksionet Perëndimore kundër Risusë.
Politikani opozitar u arrestua dy muaj para fillimit të konfliktit në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe ishte i akuzuar për përhapje të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse dhe u shpall si "agjent i huaj".
Policia ruse e ndaloi atë disa orë pasi Si-En-En transmetoi një intervistë me të, në të cilën ai pretendonte se Rusia drejtohej nga një "regjim vrasësish". Ai u akuzua më vonë për tradhti për fjalimet që mbajti, duke përfshirë një në Dhomën përfaqësuese të Arizonës, kur tha se Rusia kishte bombarduar shtëpitë, spitalet dhe shkollat e Ukrainës, gjë që Moska e mohon.
Prokurorët shtetëror e akuzuan atë për "përhapje me vetëdije të informacionit të rremë" në lidhje me veprimet e forcave ruse në Ukrainë dhe gruaja e tij Evgenija deklaroi se kishte frikë për jetën e tij pas vdekjes së liderit të opozitës Aleksej Navalni në shkurt.
Kara-Murza në apel pretendon se ai nuk ka kryer asnjë krim dhe se u dënua vetëm sepse ai ushtroi të drejtën e tij për lirinë e fjalës dhe kundërshtoi publikisht Putinin dhe luftën në Ukrainë.
Ai këtë muaj ka fituar çmimin Pulicer për esej në Uashington post. rq/
Foto: arkivi i MIA-s