• e premte, 05 dhjetor 2025

Refuzohet aktakuza kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, prokuroria hoqi dorë nga akuza

Refuzohet aktakuza kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, prokuroria hoqi dorë nga akuza

Kumanovë, 3 korrik 2025 (MIA) - Gjykata Themelore e Kumanovës ka lëshuar vendim me të cilin refuzohet aktakuza kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, për shkak se prokurori publik e ka tërhequr aktakuzën, njoftoi Gjykata e Kumanovës.

"Gjykata Themelore e Kumanovës, për shkak të interesit të publikut për procedurën në rastin e Gjykatës Themelore të Kumanovës K-115/24 kundër të pandehurit M.D. nga Kumanova për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton se më 1 korrik të këtij viti, është nxjerrë aktgjykim me të cilin është refuzuar aktakuza në përputhje me nenin 402, paragrafi 1, pika 3 të Ligjit për Procedurën Penale, sepse prokurori publik, me një parashtresë të datës 30 qershor të këtij viti, e ka tërhequr aktakuzën", njoftoi Gjykata Themelore e Kumanovës.

Kryetari i komunës Maksim Dimitrievski u akuzua prillin e kaluar për "keqpërdorim të detyrës zyrtare" sepse Këshilli pezulloi një plan të detajuar urbanistik. Në seancat dëgjimore të mbajtura në periudhën e kaluar, pronarët e kompanive të ndërtimit u ankuan se kishin pësuar dëme nga pezullimi. Kryetari i komunës tha se po mbronte interesat e banorëve të Kumanovës, sepse ndërtimi i kompleksit të ndërtesave në zonën qendrore të qytetit midis shkollës së mesme dhe klinikës shkollore do të prishte jetesën njerëzore. Fjalët përfundimtare ishin planifikuar për nesër. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR