Refuzohen 10 amendamente në debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2025
- Gjatë debatit të sotëm rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2025, nuk janë pranuar 10 amendamente nga deputetët e LSDM-së dhe partisë E Majta. Ministria e Financave nuk ka pranuar gjashtë amendamente të LSDM-së dhe katër amendamente nga E Majta.
- Post By Fami Bajrami
- 14:56, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë debatit të sotëm rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2025, nuk janë pranuar 10 amendamente nga deputetët e LSDM-së dhe partisë E Majta. Ministria e Financave nuk ka pranuar gjashtë amendamente të LSDM-së dhe katër amendamente nga E Majta.
Me amendamentet e LSDM-së është kërkuar të ndahen mjete për subvencionimin e sistemeve fotovoltaike për amvisëritë, për subvencione për kompanitë e transportit ku automjetet do të zëvendësohen me ato elektrike, për ndërtimin e TCE Gradec dhe ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit në Kavadar.
Deputetët nga E Majta me amendamentet e iniciuara kërkuan që mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes të destinuara për NATO-n dhe nga Ministria e Transportit për projektin “Behtel dhe Enka” të alokohen për ndërtimin e Çebrenit dhe Galishtes, si dhe të ndahen mjete për rindërtimin dhe zgjerimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit dhe monitorimin dhe kontrollin e liqenit të Dojranit.
Me kërkesë të deputetit Rijad Shaqiri nga VLEN është dhënë 30 minuta pauzë ku në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet duhet të vazhdojë debati për amendamentet.
Foto: arkivi i MIA-s