Refugjatët ukrainas do të mund të qëndrojnë në SHBA deri në fund të luftës
- Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se refugjatët ukrainas që erdhën në Shtetet e Bashkuara do të mund të qëndrojnë në vend për sa kohë që lufta në Ukrainë vazhdon. Premtimi, një ndryshim i mundshëm nga politikat e mëparshme të administratës së tij, ka tërhequr vëmendje të gjerë nga publiku dhe mediat.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:17, 30 korrik, 2025
Uashington, 30 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se refugjatët ukrainas që erdhën në Shtetet e Bashkuara do të mund të qëndrojnë në vend për sa kohë që lufta në Ukrainë vazhdon. Premtimi, një ndryshim i mundshëm nga politikat e mëparshme të administratës së tij, ka tërhequr vëmendje të gjerë nga publiku dhe mediat.
"Ne do ta bëjmë këtë. Kemi shumë njerëz që erdhën nga Ukraina...po punojmë me ta", tha Trampi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.
Deklarata vjen në kohën kur publiku amerikan debaton për të ardhmen e programit humanitar "Bashkim për Ukrainën", sipas të cilit më shumë se 187.000 ukrainas kanë hyrë në ShBAS me ndihmën e sponsorëve. Në të njëjtën kohë, është në fuqi Statusi i Përkohshëm të Mbrojtur për ukrainasit, i cili i mbron nga deportimi dhe u lejon atyre të punojnë.
Më herët këtë vit, pati paralajmërime se administrata e Trampit mund t'i pezullojë këto programe, që shkaktoi frikë në mesin e diasporës ukrainase. Dhjetëra mijëra refugjatë kanë gjetur strehim në ShBA dhe kanë filluar të ndërtojnë një jetë të re, dhe shumë prej tyre janë gjendur në një situatë të pasigurt ligjore pasi kanë filluar të marrin formularë që i informojnë për skadimin e mundshëm të statusit të tyre.
Megjithatë, deklarata e re e Trampit sugjeron një ndryshim të mundshëm të politikave. Analistët theksojnë se ky mesazh me siguri u drejtohet refugjatëve si një trup zgjedhor dhe mbart peshë të konsiderueshme politike përpara zgjedhjeve presidenciale.
Nga ana tjetër, pati një reagim të kujdesshëm nga grupet e të drejtave të refugjatëve. Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare theksojnë se fjalët duhet të pasohen nga masa konkrete dhe se çdo vendim për të deportuar ose ndërprerë statusin ligjor do të linte mijëra njerëz pa mbrojtje themelore ligjore dhe sociale.
Ndërkohë, pala ukrainase nuk është në gjendje të inkurajojë kthimin e qytetarëve të saj. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar të informacionit se Rada Supreme e Ukrainës ka njohur pamundësinë e inkurajimit financiar të kthimit të qytetarëve, tregues të shumtë ekonomikë tregojnë për një krizë të thellë në vend, si dhe një varësi të shtuar nga ndihma ndërkombëtare, e cila është vënë në pikëpyetje së fundmi për shkak të vendimeve të brendshme politike në Kiev.
Vlerësimi momental është se ukrainasit në ShBA do të vazhdojnë të jenë në pasiguri derisa autoritetet amerikane të marrin një vendim zyrtar që do të rregullojë statusin e tyre ligjor në plan afatgjatë.
Foto: EPA