• e premte, 05 dhjetor 2025

Reformat dhe tregu i përbashkët janë udhërëfyesi ynë drejt stabilitetit, unitetit dhe të ardhmes, porositi Murtezani në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Reformat dhe tregu i përbashkët janë udhërëfyesi ynë drejt stabilitetit, unitetit dhe të ardhmes, porositi Murtezani në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 1 korrik 2025 (MIA) - Ministri për Çështjet Evropiane, Orhan Murtazani, sot ishte nikoqir i Panelit të 2-të në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes, i cili u mbajt në Shkup, informojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane. Në kumtesë bëjnë të ditur se paneli „Fokusimi në shtyllat e Planit të rritjes“, u zhvillua në praninë e ministrave për Çështje Evropiane nga Ballkani Perëndimor, përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian, si dhe përfaqësuesve të organizatave rajonale dhe institucioneve ndërkombëtare financiare.

Në adresimin e tij hyrës, Murtezani u shpreh se „e ardhmja fillon me vizion, ndërtohet përmes unitetit dhe lulëzon në stabilitet“. Duke  u rikujtuar në fjalët e Nënës Terezë e cila thoshte: “Nuk mund ta ndryshoj botën vetë, por mund të hedh një gur i cili do të krijojë shumë valë“ – ai potencoi se: pikërisht Shkupi është vendi më i përshtatshëm për të folur për rritje – qyteti, ku urat i bashkojnë jo vetëm brigjet, por edhe gjeneratat”.

"Ministri theksoi rolin esencial të Planit për rritje si katalizator për reformat dhe integrimin evropian, duke potencuar se „rritjen nuk e masim me numra abstrakt, por me faktin që startup-et qëndrojnë këtu, studentët kthehen në vendin e tyre, ndërsa sistemi gjyqësor bëhet funksional”. Gjitashtu njoftoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Agjendën reformuese në muajin gusht të vitit 2024, pas së cilës vijoi mbështetja nga Komiteti për IPA dhe Komisioni Evropian. Maqedonia e Veriut  e para në rajon  e cila përfundoi procedurat ligjore për Marrëveshjen për Instrumentin dhe huamarrjen, dhe arkëtoi një parafinancim prej 52,4 milionë euro. Në muajin mars të vitit 2025, u parashtrua kërkesa e parë për mjete, me pesë hapa reformues tërësisht të realizuar – përfshirë: Ligjin e ri për Kontrollin e Brendshëm Financiar, akte nënligjore për transparencën buxhetore, ndryshimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, diplomimin e 97 gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, si dhe krijimin e struktrurave për tranzicion të drejtë", qëndron në kumtesë.

Paneli, shtojnë nga aty, u përqendrua në dy tema strategjike: implementimin e agjendave reformuese efikase dhe avancimin e Tregut të përbashkët rajonal. Ministri theksoi se ky diskutim është mundësi që të shkëmbejmë zgjidhje inovative, iniciativa të përbashkëta dhe ambicie transformuese.

Në përfundim të sesionit, ministri Murtazani potencoi se reforma nuk është listë detyrash, por është "udhërëfyesi ynë", ndërsa integrimi rajonal nuk është më vetëm qëllim – ai është themeli mbi të cilin qëndrojmë së bashku“. 

„Kur ky panel-diskutimi do të përfundojë, atëherë fillon puna e vërtetë. Le ta ndjekim këtë rrugëtim jo si gjashtë vende fqinje të ndara, por si një rajonal i cili përfundimisht hapëron me të njëjtin ritëm”, theksoi ministri. fc/

Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR