• e enjte, 12 dhjetor 2024

Rebelët sirianë kanë vendosur orë policore në Damask deri në orët e para të mëngjesit

Rebelët sirianë kanë vendosur orë policore në Damask deri në orët e para të mëngjesit

 Damask, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Rebelët,  të cilët pas një ofensive rrufe dyjavore  e pushtuan Damaskun dhe njoftuan se e rrëzuan presidentin sirian Bashar al-Asad, vendosën orë policore në kryeqytetin sirian, transmetuan agjencitë botërore.

 Do të jetë në fuqi deri në orën 5 të mëngjesit të nesërm sipas kohës lokale (orës 2 sipas Griniçit). Ora policore hyri në fuqi sot në orën 16 sipas kohës lokale (orën 13 sipas Griniçit).

 Në të gjithë Sirinë, kundërshtarët e Asadit po gëzohen që regjimi i tij ka rënë, dhe në disa vende po rrëzojnë statujat e tij dhe babait të tij. Në Damask, qytetarët hynë në rezidencën e Asadit, e cila ishte grabitur më parë. Një nga sallat e presidencës është djegur.

 Rebelët thuhet se plaçkitën ndërtesat institucionale, duke kërkuar njerëzit e Asadit. U raportuan edhe sulme nga persona të armatosur në misionet diplomatike në kryeqytet.

 Pas rënies së Asadit nga pushteti, kryeministri sirian Mohamed Gazi Xhalali siguroi se qeveria e tij po afron forcat e opozitës dhe është e gatshme t'ia dorëzojë funksionet e saj një qeverie kalimtare.

 Paraprakisht sot në Damask mbërriti edhe shefi i organizatës xhihadiste që udhëhoqi rebelimin që rrëzoi Asadin. Abu Mohamed al-Xhavlani në një fjalim televiziv tha se ajo që po ndodh në Siri është e pakthyeshme. Më pas, pamjet e ngarkuara në kanalet sociale të organizatës së tij e treguan atë duke puthur tokën në Damask.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR