• e hënë, 23 dhjetor 2024

Realizohen aktivitete parandaluese-edukative në shkolla nga sektorët e punëve të brendshme

Realizohen aktivitete parandaluese-edukative në shkolla nga sektorët e punëve të brendshme

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Në rajonin e sektorëve të punëve të brendshme Tetovë, Shkup, Veles dhe Kumanovë dje (17.10.2023) janë realizuar më shumë aktivitete parandaluese të përkushtuara fëmijëve të shkollave fillore.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë në Shkollën Fillore Komunale “Toli Zordimus” nga Kumanova, realizoi punëtori edukative “Thuaj jo drogës-po jetës”, përkushtuar parandalimit të varshmërisë nga droga.

"Në kuadër të punëtorisë, nxënësit u njoftuan me më shumë aspekte nga parandalimi dhe pengimi i varshmërisë nga drogat dhe substancat psikotrope tek të rinjtë, për reperkusionet ligjore dhe pasojat tjera të cilat rrjedhin nga shfrytëzimi dhe tregtia me drogë", kumtoi MPB.

Në rajonin e SPB Tetovë, me punëtorinë edukative të ditës së djeshme në Shkollën e Mesme Mjekësore në Gostivar, filloi realizimi i projektit me titullin-“Stop gjuhës së urrejtjes”, bartës i të cilit është Seksioni për Parandalim.

"Me këtë projekt, i cili po realizohet për të pestin vit radhazi, gjithsej do të jenë të përfshirë mbi 2.500 nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit dhe Tetovës", njoftoi MPB.

Nga ana tjetër, Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles, së bashku me nëpunës policorë të ZJÇK Kavadar në Shkollën Fillore “Strasho Pinxhur” në Kavadar realizuan punëtori edukative në tema në lidhje me dhunën në shkolla.

"Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në vigjilie të Ditës evropiane për luftë kundër tregtisë me njerëz realizoi gjashtë punëtori edukative në shkollat fillore të Shkupit- 'Llazo Angellovski', 'Dimitar Makedonski', 'Aleksandar Makedonski', 'Ismail Qemali', 'Kole Nedellkovski' dhe 'Stiv Naumov'", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR