• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Reali për të 20-tën herë e fitoi Kupën e Mbretit

Reali për të 20-tën herë e fitoi Kupën e Mbretit

Seviljë, 7 maj 2023 (MIA) - Real Madridi mbrëmë e fitoi Osasunën me rezultat 2:1 në finalen e Kupës së Mbretit. Golat për Realin i shënoi braziliani Rodrigo (në minutën e 2-të dhe të 70-të), përderisa Toro në minutën e 58-të shënoi për Osasunën.

Për Real Madridin ky ishte Trofeu i 20-të në kupën kombëtare. 

Njëherësh, Reali i bë klubi i parë spanjoll i cili ka fituar 100 trofe në historinë e tij. Përveç kupës spanjolle, 35 herë e ka fituar kampionatin kombëtar, 14 herë Ligën e Kampionëve, 12 herë Superkupën, pesë herë Kampionatin Botëror të Klubeve, dy herë Kupën e UEFA-s, pesë herë Superkupën evropiane, Kupën Latine dy herë, Kupën Ndërkontinentale tri herë, një herë Kupën Eva Duarte, dhe një herë Kupën Liga të Spanjës. 

Në botë, Real Madridi është në vendin e katërt për nga trofetë e fituara. Para tij janë Seltiku (113 tituj), Al Ahli (114) dhe Renxhers (116). fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR