Reali një muaj pa Karvahalin e lënduar
- Reprezentuesi i Spanjës, Dani Karvahal u lëndua fundjavën e kaluar dhe do të jetë jashtë fushave rreth një muaj, njoftoi sot televizioni shtetëror spanjoll TVE.
- Post By Besnik Shuki
- 18:54, 4 dhjetor, 2023

Madrid, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Reprezentuesi i Spanjës, Dani Karvahal u lëndua fundjavën e kaluar dhe do të jetë jashtë fushave rreth një muaj, njoftoi sot televizioni shtetëror spanjoll TVE.
Mbrojtësi i Real Madridit u largua nga fusha në pjesën e parë nga ndeshja të shtunën kundër Granadës dhe u zëvendësua me Lukas Vaskezin.
Klubi nuk saktësoi sa gjatë do të zgjat rehabilitimi i Karvahalit. TVE publikoi se rikuperimi i mbrojtësit ka mundur të zgjat një muaj dhe Karvahali mund t'i bashkangjitet ekipit në janar. bsh/
Foto: Fejsbuk