Real Madridi do të shpenzojë gati 400 milionë euro për transferime këtë verë
- Gazetari Hosep Pedrol për TV "El Çiringuito" ka treguar shumën që Real Madridi është i gatshëm të shpenzojë për transferime këtë verë.

Madrid, 8 qershor 2023 (MIA) - Gazetari Hosep Pedrol për TV "El Çiringuito" ka treguar shumën që Real Madridi është i gatshëm të shpenzojë për transferime këtë verë.
Informohet se klubi madrilen do të shpenzojë gati 400 milionë euro për të sapoardhurit gjatë këtij afati kalimtar.
Dje Borusia Dortmund njoftoi transferimin e Xhud Belingem në Real Madrid për 103+31 milionë euro.
Belingem është përforcimi i parë për “klubin mbretëror” këtë verë. ls/
Foto: EPA