• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reagime në Kosovë pas marrjes së statusit të anëtares së asociuar në AP të NATO-s: Hap i madh drejt integrimeve euroatlantike

Reagime në Kosovë pas marrjes së statusit të anëtares së asociuar në AP të NATO-s: Hap i madh drejt integrimeve euroatlantike

Prishtinë, 27 maj 2024 (MIA) - Kreu shtetëror i Kosovës, si dhe personalitete të tjera nga jeta politike e vendit, e përshëndetën vendimin e sotëm të Asamblesë parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare-vëzhguese në anëtare e asociuar, duke vlerësuar unanimisht se kjo paraqet përparim të madh drejt integrimeve euroatlantike, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në platformën "X" porositi se pas vendimit të sotëm të AP të NATO-s në mbledhjen në Sofje, vendi do të vazhdojë me përpjekjet për përarim në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Aleancë.

Sipas Osmanit, vendimi i sotëm "do të garantojë se do të dëgjohet zëri i kombit më pro NATO-s në tërë botën".

"Mirënjohës për të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, shkroi Osmani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i uroi qytetarët për vendimin e sotëm, duke cekur se "Republika e Kosovës është rrëfim i suksesshëm i NATO-s, i interesave dhe qëllimeve të saj, ndërkaq NATO është fati i Kosovës".

"Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s. Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme”, ka shkruar Konjufca në faqen e tij në Fejsbuk.

Ai e falënderoi edhe delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s.

"Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi. Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destinim i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta", shkroi Konjufca. 

Kryeministri Albin Kurti e quajti hap të rëndësishëm marrjen e statusit të anëtares së asociuar në AP të NATO, duke përmendur se kjo është arritur "edhe përkundër fushatës së Serbisë".

Kurti në Fejsbuk shkroi se Kosova e mori këtë status në prag të 25-vjetorit të çlirimit, duke përmendur se vendimi i sotëm është sjellë në "Sofje, kryeqytet i vendit i cili para 25 viteve e hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë".

"Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë",  tha Kurti.

Shefi i Qeverisë së Kosovës i falënderoi vendet aleate të cilat me votën e tyre dhanë mbështetje për avancimin e statusit të Kosovës.

"Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, u shpreh kryeministri.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka theksuar se tani Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, që sipas tij, gjithsesi do të ndikojë në stabilizimin e Ballkanit..

Pas vendimit të sotëm të AP të NATO-s, shkroi Maqedonci në faen e tij në Fejsbuk, Kosova tash e tutje do të ketë të drejtë të propozojë dhe komentojë për cilin do proces apo dokument që trajtohet në këtë trup.

"Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit", u shpreh Maqedonci.

ish-kryeministri dhe ish-komandant i Forcave të armatosura të Kosovës, Agim Çeku, gjithashtu e quan lajm të mirë për vendin avancimin e statusit në AP të NATO-s, madje duke vlerësuar se anëtarësimi në Aleancë është "më i rëndësishëm se sa në Bashkimin Evropian".

"Anëtarësimi në NATO është shumë më me peshë se anëtarësimi në BE, prandaj duhet më shumë të fokusohemi në anëtarësimin në NATO por paralelisht edhe në anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në NATO e garanton sovranitetin dhe përjetësinë e shtetit të Kosovës", tha Çeku në deklaratë për radion Dugagjini.

Duke thënë se është i lumtur për këtë lajm, Çeku e komentoi edhe disfatën e përjekjeve rrjedhëse serbe për ta penguar këtë proces.

"Pa dyshim, ky është lajm i mirë për Kosovën, sepse Kosova gradualisht po e merr vendin e vet në organizatat ndërkombëtare. Aq më i mirë është ky fakt me disfatën e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për ta penguar avancimin e statusit të Kosovës, kështu që Kosova gradualisht po hyn në NATO", deklaroi Çeku.

Zëvendëskryeministri i parë dhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi deklaroi se avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO është lajm i shkëlqyer për Kosovën.

Првиот вицепремиер и главен преговарач на Косово во дијалогот со Србија, Бесник Бислим изјави дека унапредувањето на статусот на косовското Собрание во ПС на НАТО е одлична вест за Косово.

"Asambleja parlamentare e NATO-s sot votoi për ndarjen e statusit të anëtares së asociuar për Kosovën. Ky është lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit të plotë dhe integrimit në organizatë", shkroi Bislimi.

Asambleja parlamentare e NATO-s sot e miratoi rekomandimin për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Shumica e vendeve-anëtare votuan "për", një votë ishte "kundër", ndërsa 14 vende ishin të përmbajtura, në mbledhjen e AP të NATO-s që mbahet prej 25 deri më 27 maj në kryeqytetin bullgar, Sofje. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR