• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Reagime në Itali pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare

Reagime në Itali pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare

Tiranë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Pezullimi i votimit të ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, u bë menjëherë lajmi kryesor në mediat e vendit fqinj, raportoi abcnews.al.

Sipas të njëjtit burim, agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe gazetat "Republika" dhe "Korriera dela Sera" publikuan vendimin e gjykatës më të lartë në Shqipëri dhe gazeta "Stampa" e cilëson vendimin si një "dush të ftohtë" për qeverinë e kryeministres Xhorxha Meloni.

Marrëveshjen mes dy kryeministrave, Anxhelo Bonelli nga Partia e Gjelbër, e cilëson si "idiotizëm evropian".

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare ka reaguar edhe senatori Ivan Skalfaroto, i cili theksoi se "kur zgjidhen rrugë më të shkurtra kundër parimeve të së drejtës ndërkombëtare, herët a vonë problemet kthehen në vend".

Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së opozitës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjes, vendosi të pezullojë votimin për ratifikimin, i cili duhej të ishte në rendin e ditës në seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjykata caktoi seancën për më 18 janar të vitit 2024. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR