• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reagim i ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga për thëniet e Dimitar Apasievit

Reagim i ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga për thëniet e Dimitar Apasievit

Shkup, 21 qershor

Pasi bëri homazhe te varret e Josip Brzo Titos dhe Enver Hoxhës, destinacioni i radhës i Dimitar Apasiyev për homazhe është varri i Benito Musolinit.

Zoti Apasiev, në vend që të krenohesh se në certifikatën e lindjes do të tregohet kombësia - maqedonas/maqedonase, ju me politikën tuaj destruktive me çdo kusht dëshironi t'i mbani qytetarët në huti për qëllimet tuaja politike.

Si luftëtar i “vetëshpallur” i internacionalistëve, duhet të angazhoheni që të gjithë qytetarët dhe popujt të zhvillohen në mënyrë të barabartë në vendin e tyre.

Nëse sot maqedonasi i varfër po nënshkruhet si anëtar i një kombi tjetër jo për shkak të marrjes së certifikatës, por për shkak të mungesës së perspektivës dhe bllokadës, zoti Apasiev, ju tani keni mundësinë të mbështesni ndryshimet kushtetuese që do të na hapin rrugën për në BE dhe do të sigurojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Një ditë e më herët në Bashkimin Evropian, do të thotë STOP DEMAQEDONIZIMIT.

#StopFashizmit
#LiriPopullit

Ministria e Drejtësisë

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR