• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reagim i ASH-së për shfuqizimin e “balancuesit”

Reagim i ASH-së për shfuqizimin e “balancuesit”

Shkup, 9 tetor 2024

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit është vetëm konfirmim i politikave antishqiptare të Qeverisë jolegjitime. Ky vendim dëshmon poashtu edhe dorëzimin dhe servilizmin e partive shqiptare në Qeveri karshi VMRO, ZNAM dhe Stoilkoviçit të cilët që në ditët e para të Qeverisë filluan me implementimin e projektit për deshqiptarizimin e shtetit.

Nënshtrimi i vasalëve në këtë Qeveri ka tejkaluar edhe pritshmëritë e padronëve të tyre. Masa e përkohshme e sjellë javë më parë ishte vetëm një matje e pulsit, nëse do të ketë reagim dhe pasoja nga partnerët shqiptarë në Qeveri. Por, sjellja e papërgjegjshme dhe shpeshherë edhe arsyetimi i vendimit, nga ana e përfaqësuesve të VLEN, rehatoi të gjithë faktorët e interesuar për shfuqizimin e balancuesit.

Aleanca për Shqiptarët

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR