Raundi i katërt i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Iranit
- Negociatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani do të zhvillojnë sot në Oman raundin e katërt të bisedimeve për programin bërthamor të Iranit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:23, 11 maj, 2025
Dubai, 11 maj 2025 (MIA) – Negociatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani do të zhvillojnë sot në Oman raundin e katërt të bisedimeve për programin bërthamor të Iranit.
Pritet që përfaqësuesi i presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi të marrin pjesë në bisedimet në Muskat.
Aragçi deklaroi dje se nëse qëllimi i SHBA-së është t'ia heqin Teheranit, siç tha, të drejtat bërthamore, Teherani nuk do ta pranojë këtë.
Raundi i sotëm i bisedimeve bërthamore ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej më 4 maj në Romë, por u shty për "arsye logjistike". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s