• e diel, 10 nëntor 2024

Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, parashikohet një fitore relative e së djathtës

Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, parashikohet një fitore relative e së djathtës

Paris, 7 korrik 2024 (MIA) - Në Francë sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, në të cilat parashikohet fitorja e ekstremit të djathtë, por me shumicë të pamjaftueshme për formimin e qeverisë.

Partia euroskeptike dhe anti-imigruese Tubimi kombëttar (RN) e Marin Le Pen ishte më e suksesshmja në raundin e parë të zgjedhjeve me mbi një të tretën e votave, duke i hapur rrugën qeverisë së parë të ekstremit të djathtë të Francës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por për shkak të specifikës së sistemit zgjedhor francez, raundi i parë nuk është vendimtar, Franca është e ndarë në 577 njësi zgjedhore dhe në secilën prej tyre zgjidhet një përfaqësues. Për të hyrë në parlament në raundin e parë kërkohet një shumicë absolute votash. Ndryshe, në raundin e dytë hyjnë të gjithë kandidatët që fitojnë më shumë se 12,5 për qind të votave.

Meqenëse partitë "mainstream" arritën të bien dakord për një performancë të përbashkët kundër RN, sondazhet parashikojnë se numri i përfaqësuesve të ekstremit të djathtë do të jetë më i ulët se sa pritej fillimisht. Marine Le Pen nuk dorëzohet dhe pretendon se “fronti republikan” i partive kryesore tregon përbuzje ndaj votuesve të saj dhe për këtë arsye u bën thirrje atyre që të dalin masivisht në raundin e dytë të zgjedhjeve.

"Të krijohet përshtypja se e gjithë kjo është krijuar për të demotivuar votuesit tanë. Për fat të mirë, unë i njoh ata dhe e di që janë shumë të motivuar, kështu që u them 'shkoni dhe votoni'”, tha Le Pen për radion Europe 1 dhe CNews TV. “Ne kemi nevojë për të gjithë”, theksoi ajo.

Sondazhe të ndryshme parashikojnë se RN do të fitojë nga një minimum prej 175 në një maksimum prej 230 vendesh në parlament.

E Majta e Bashkuar (Fronti i Ri Popullor, NFP) mund të fitojë nga 145 në 175 vende, ndërsa koalicioni liberal Së bashku i presidentit Emanuel Makron nga 130 në 160 vende. Por eurodeputeti Rafael Gluksman, një nga udhëheqësit politikë të NFP, paralajmëroi se askush nuk duhet t'i marrë sondazhet si të mirëqenë.

"Komentatorët dhe politikanët tashmë po flasin sikur RN nuk ka një shumicë absolute dhe po përgëzojnë veten që arritën ta bllokojnë. Mendoj se kjo mund të çmobilizojë votuesit dhe jam i shqetësuar. Ka një valë të baticës në favor të RN, tha ai për radio RTL. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR