• e shtunë, 23 nëntor 2024

Raund i ri mes Prishtinës dhe Beogradit për ndalesën e shfrytëzimit të dinarit në Kosovë

Raund i ri mes Prishtinës dhe Beogradit për ndalesën e shfrytëzimit të dinarit në Kosovë

Prishtinë, 15 maj 2024 (MIA) - Raund i ri i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel të negociatorëve kryesorë do të mbahet sot në Bruksel, ndërsa tema kryesore do të jetë gjetja e zgjidhjes lidhur me vendimin për shfrytëzimin e dinarit në Kosovë. Delegacionin e Kosovës do ta udhëheq kryenegociatori Besnik Bislimi, ndërsa delegacionin serb drejtori i së ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq.

Ky është raundi i shtatë nga dialogu, ku do të bisedohet për ndalesën e shfrytëzimit të dinarit në Kosovë.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, parajamëroi se do të jetë nikoqir i kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit në bisedat, me qëllim që të gjendet "zgjidhje e përkohshme e qëndrueshme" për ata të cilët janë goditur nga rregullativa e Bankës Qendrore të Kosovës për transaksione me para të gatshme.

Takimi i fundit, ku bisedohej për vendimin e Prishtinës që t'i heq transaksionet për pagesë me dinarë në Kosovë, u mbajt në fund të prillit në Bruksel, por përfundoi pa rezultate konkrete. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR