• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rauna: Zgjerimi i Unionit është domosdoshmëri gjeopolitike dhe do të jetë prioritet i presidencës qipriote të BE-së

Rauna: Zgjerimi i Unionit është domosdoshmëri gjeopolitike dhe do të jetë prioritet i presidencës qipriote të BE-së

Nikozia, 2 shtator 2025 (MIA) - Zgjerimi i Bashkimit Evropian paraqet një domosdoshmëri gjeopolitike dhe është një katalizator, porositi zëvendësministrja evropiane e Qipros, Marilena Rauna, dhe theksoi se zgjerimi do të jetë një nga përparësitë e presidencës qipriote të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Gjatë mbërritjes në Këshillin joformal për Çështje të Përgjithshme në Kopenhagë, ajo tha se tema e takimit joformal të sotëm është shumë e përshtatshme: “nga Kopenhaga – në Kopenhagë – dhe përsëri në Kopenhagë”, duke theksuar se dy të parat i referohen vitit 1993, kur kriteret u dakorduan pikërisht në Kopenhagë.

“Kopenhaga” e tretë e përfaqëson kohën në të cilën ndodhemi tani, dhe kjo është koha kur ekziston një dinamikë e re në procesin e zgjerimit. Është absolutisht e qartë se zgjerimi paraqet një domosdoshmëri gjeopolitike dhe është një katalizator. Bëhet fjalë për zgjerimin e hapësirës së sigurisë dhe mbrojtjes, dhe së bashku do të diskutojmë se si procesi i integrimit gradual mund t’u ndihmojë vendeve kandidate të përparojnë në negociatat e anëtarësimit", tha zëvendësministrja qipriote për çështje evropiane.

Bëhet fjalë, theksoi ajo, për një proces që bazohet në kritere të mbështetura në meritë. Është një procedurë ndërqeveritare që kërkon pajtimin e të gjitha 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa për vendet që janë zotuar t’i zbatojnë këto kritere, Bashkimi Evropian angazhohet t’i ndihmojë që të përparojnë në procesin e tyre të anëtarësimit.

“Në fund, dua të theksoj se, duke pasur parasysh se po përgatitemi për marrjen e presidencës, zgjerimi do të jetë një nga prioritetet tona,” theksoi Rauna.

Republika e Qipros do të marrë presidencën e Këshillit të BE-së në janar të vitit 2026. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR